Rasti “Hajiyeva” vë në lëvizje autoritetet britanike: Luftë parave të dyshimta të të huajve - Bota Sot
Rasti “Hajiyeva” vë në lëvizje autoritetet britanike: Luftë parave të dyshimta të të huajve

Evropë

E mërkurë, 24 tetor 2018

Rasti “Hajiyeva” vë në lëvizje autoritetet britanike: Luftë parave të dyshimta të të huajve

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:43
Zamira Hajiyeva dhe Jahangir Hajiyev

Rasti i Zamira Hajiyeva, gruaja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit dhe pasuritë marramendëse të saj, kur burri i saj si zyrtar shteti kishte një rrogë prej vetëm 57 mijë stërlinash në vit, shënon fillimin e luftës serioze të autoriteteve britanike kundër parave të dyshuara si të pista, të investuara nga të huajt në Britani.

Pasuritë marramendëse ishin vënë përmes blerjes së banesave mjaft të shtrenjta në qendër të Londrës, fushave të golfit, një avioni privat dhe shpenzimit të 16 milionë stërlinave brenda 10 vitesh vetëm në dyqanin e mallrave të luksit “Harrods”, në Londër.

Agjencia britanike e Luftës kundër Krimit “NCA”, e njohur si FBI-ja britanike, ka çuar në Gjykatën e Lartë rastin e çiftit azer, në kuader të të ashtuquajturit “Urdhrit të Pasurisë së Pashpjeguar”, i cili ka hyrë në fuqi këtë vit.

Prej vitesh, Britania është shndërruar në destinacionin e shumë oligarkëve dhe njerëzve të dyshimtë nga bota e krimit, nga vende si Rusia, Kina, ato arabe, apo vende të tjera të njohura për nivelet e larta të korrupsionit, të cilët mendohet se kanë kanalizuar në sistemin e saj financiar shifra të frikshme monetare.

Ky urdhër i cilësuar si “McMafia”, sipas dramës së BBC-së, ndjekur në mbarë botën, kërkon hetimin e pasurive dhe justifikimin e burimit të të ardhurave të personave që investojnë në Britani, duke blerë banesa disamilionëshe, apo duke depozituar miliarda në sitemin financiar britanik.

Seanca e fundit në Gjykatën e Lartë në Londër hodhi poshtë sfidën ligjore të zonjës Zamira Hajiyeva nga Azerbajxhani, kundër urdhrit për hetimin e pasurisë së saj. Vendimi i gjykatës britanike nënkupton se pronat e të dyshuarve dhe hetuarve mund të seksuestrohen, në rast se nuk justifikojnë burimin e parave.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test