Sërish viktima nga përmbytjet - Bota Sot
Sërish viktima nga përmbytjet

Evropë

Sërish viktima nga përmbytjet

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një punonjës i ekipeve të shpëtimit humbi jetën ndërkohë që merrte pjesë në një operacion shpëtimi, pas përmbytjeve që përfshinë rajonin spanjoll të Andaluzisë si pasojë e shirave të rrëmbyer, njoftuan sot autoritetet lokale.

Punonjësi ishte zhdukur që dje, kur kamioni i tij ishte përmbysur në një rrugë të përmbytur. Trupi i tij u gjet sot në mëngjes nga kolegët.

Pamjet e televizioneve spanjolle tregojnë shtëpi, rrugë dhe ura të përmbytura në provincën e Malagës.

Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq, niveli më i lartë i alarmit për zonën.

Të paktën nëntë persona vdiqën, përfshirë dy britanikë, ndërkohë që disa rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve të mëdha që goditën Majorkën më 9 shtator, ishullin kryesor më të frekuentuar nga turistët në arkipelagun e Balneareve. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test