Nëse prindërit kanë fëmijën e tretë në këtë shtet të Evropës, shteti i jep truall

Evropë

Nëse prindërit kanë fëmijën e tretë në këtë shtet të Evropës, shteti i jep truall

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:33
Ilustrim

Qeveria e Italisë planifikon të shpërblejë prindërit që kanë fëmijën e tretë, duke u dhënë atyre një copë tokë si përpjekje për të ndryshuar shkallën e lindjeve të vendit.

Plani, i përgatitur nga Liga e ekstremit të djathtë dhe e përfshirë në projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, parasheh që shteti të dorëzojë parcelat e tokës bujqësore për 20 vjet për prindërit që kanë një fëmijë të tretë ndërmjet viteve 2019-2021.

“Ata thonë se italianët kanë pak fëmijë dhe se diçka është e nevojshme për ta kthyer këtë prirje.Kjo është arsyeja pse ministria dëshiron të kontribuojë, duke favorizuar zonat rurale në veçanti”, ka thënë Ministri i Bujqësisë, Gian Marco Centinaio.

Italia është vendi ku ka lindje më të ulëta në Evropë.

Vitin e kaluar, rreth 464 mijë lindje u regjistruan, pra ishte një rekord i ri për ulje të lindjeve, duke lënë Italinë me një popullsi dukshëm më të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat