Nxirret nga rrënojat viktima e tretë pas shembjes së pallateve në Marsejë

Evropë

Nxirret nga rrënojat viktima e tretë pas shembjes së pallateve në Marsejë

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 19:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trupi i tretë i pajetë i një burri u gjet sot nën rrënojat e dy pallateve të vjetra, pas shembjes së tyre në qendër të Marsejës, njoftoi prokurori Xavier Tarabeux për median.

Trupi i pajetë i një personi tjetër dhe i një gruaje u gjetën nga forcat e shpëtimit nën rrënojat e godinave në lagjen mjaft popullore të Noejë.

Në total, sipas autoriteteve 5 deri në 8 persona rezultojnë ende të zhdukur pas shembjes së dy ndërtesave në qendër të Marsejës, bëri të ditur presidenti i rajonit të provincës Alpe-Kotë d’Azyr, Renaud Muselier, ndërsa kërkimet nën rrënoja vazhdojnë me intensitet të lartë.

Mes të zhdukurve rezultojnë shtatë banorë rezidentë dhe dy kalimtarë.

Pavarësisht motit të keq operacionet e kërkimit për gjetjen e të mbijetuarve po vazhdojnë punën.

Në vendngjarje është i pranishëm edhe ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat