Fjalimi në Forumin e paqes, Merkel: Pasoja të tmerrshme nga mungesa e komunikimit - Bota Sot
Fjalimi në Forumin e paqes, Merkel: Pasoja të tmerrshme nga mungesa e komunikimit

Evropë

Fjalimi në Forumin e paqes, Merkel: Pasoja të tmerrshme nga mungesa e komunikimit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:31
Angela Merkel

Forumin e Paqes në Paris, Kancelarja Angela Merkel e përdori për të përcjellë një paralajmërim mbi rreziqet që shkaktojnë mënyrat e ngurta të të menduarit.

“Lufta e Parë Botërore duhet të shërbejë si mësim për të gjithë”, ishte mesazhi. “Paqja që kemi sot, – tha shefja e ekzekutivit gjerman, – nuk është e vetëkuptueshme dhe ndërthurjet ndërkombëtare nuk mund të injorohen”.

Ky ishte një sinjal mes rreshtash për politikën e Donald Trumpit, “America first”, dhe skepticizmin ndaj bashkëpunimit shumëpalësh.

“Mungesa e komunikimit dhe vullnetit për kompromis mund të ketë pasoja të tmerrshme. Nuk mund ta marrim paqen për të mirëqenë, duhet të punojmë për të. Po shohim sesi bashkëpunimi ndërkombëtar, vendosja paqësore e interesave, madje edhe vet arritjet paqësore europiane vihen në pikëpyetje”, tha Merkel.

“Në botë ekzistojnë 222 konflikte të dhunshme, – tha më tej Merkel, – e kjo është e pabesueshme, ndaj duhet vepruar”.

Pas ceremonive në përvjetorin e armëpushimit të vendosur 100 vite më parë, i cili bëri të uleshin armët në Europën Perëndimore, kryetarët e shteteve dhe të qeverive kaluan të dielën te praktika.

Forumin e Paqes, të mbajtur për herë të parë, presidenti francez Emmanuel Macron e organizoi me ndihmën e fondacioneve politike, shoqatave, firmave dhe organizatave humanitare. Rreth 70 udhëheqës botërorë, mes të cilëve edhe presidenti shqiptar Ilir Meta, u mblodhën në kryeqytetin francez për ceremonitë e zhvilluara në kremtimin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test