Marquez: Titulli kampion do të jetë i imi - Bota Sot
Marquez: Titulli kampion do të jetë i imi

Formula 1

Marquez: Titulli kampion do të jetë i imi

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:36
Marquez: Titulli kampion do të jetë i imi

Kampioni i botës në Moto GP, spanjolli Marc Marquez, 4 ditë nga fillimi i sezonit 2019, ka deklaruar se objektivi i tij mbetet titulli kampion. Jo vetëm kaq, por spanjolli ka “kërcënuar” rivalët, duke thënë se edhe këtë vit askush nuk ka për ta zbritur nga froni.

“Honda ka bërë gjithçka për t’u përmirësuar dhe testet e konfirmuan këtë gjë. Unë kam rikuperuar nga operacioni në shpatull dhe me një motor të tillë askush nuk më ndal”, tha Marquez, 6 tituj kampionë në karrierën e tij në garat e motoçiklizmit.

“Kemi qenë të shpejtë në pistën e Losail, aty ku zakonisht vuajmë shumë. Ndaj jemi të sigurtë se edhe këtë vit do të shpallemi kampionë. Gara e parë do të jetë e rëndësishme, pasi temperaturat e pistës mund të ndikojnë në konsumin e gomave”, tha Marquez.

“Gara e parë është e rëndësishme, pasi duam ta nisim sezonin me një fitore dhe kjo ndikon psikologjikisht. Gjithsesi, edhe pse rivaliteti nuk do të mungojë titulli kampion do të jetë i imi, për këtë jam i sigurtë dhe i bindur”, u shpreh Marc Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...