Del në shitje shtëpia e ndërtuar më 1960, me enterier të ruajtur në mënyrë të përkryer - Bota Sot
E premte, 19 prill 2019
  • Del në shitje shtëpia e ndërtuar më 1960, me enterier të ruajtur në mënyrë të përkryer

    Shtëpia që ndodhet në një lagje të qetë në Edinburgh të Anglisë, nga jashtë nuk dallon shumë prej objekteve tjera të banimit që ndodhen në afërsi. Mirëpo, kur kalohet pragu pas rrugicës me shkurre të ulëta, duket se keni hyrë në një kapsulë të mbyllur në kohë dhe kjo e vërteton çmimin prej 310 mijë funteve.

    Enterieri i shtëpisë së ndërtuar më 1960, është ruajtur në mënyrë të përkryer dhe ekspertët po e konsiderojnë si një thesar që mund të kërkohet shumë në treg. “Sistem banimi me plan të hapur” ka qenë i vetmi përshkrim, për shtëpinë që e i ka tavanet me dërrasa, që rrallë mund të shihen në zonat urbane.

    Divanet e kanë fortësinë e duhur, pasi nuk janë përdorur aq shumë, teksa të njëjtën gjendje të mirë e kanë edhe orenditë e kuzhinës dhe dhomave të gjumit. Vëmendjen e ka marrë shumë edhe banja me ngjyrë të gjelbër, që nuk ka asnjë të gërvishtur.

    Megjithatë, shtëpisë i nevojiten disa ndryshime apo modernizime teknologjike, sepse në ditët e sotme, është e pamundur të jetohet sikur para gjashtë dekadash. 

1 / 9