E premte, 26 prill 2024
  • Lumturisht e divorcuar! Gruaja feston divorcin duke shkatërruar fustanin e dasmës

    Një grua festoi finalizimin e divorcit duke u kërkuar mikeshave ta ndihmonin në shndërrimin e fustanit të saj të nusërisë në shënjestër të përkryer për një lojë të vërtetë me “njollosje ngjyrash”.

    41-vjeçarja Anna O’Neill nga Canterbury, Kent u dha 6 mikeshave të saj nga një pistoletë uji të mbushur me ngjyra në mënyrë që të gjitha në grup, të shkatërronin totalisht fustanin e saj të dasmës 1,200 paund, nga Alexander McQueen, një emër ky që veshi edhe Kate Middleton-in në ditën e saj të dasmës.

    Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj të parë, Anna lidhi kurorë sërish në një ceremoni intime buzë detit në Antigua, por fill pas ardhjes në jetë të fëmijës gjërat duket se shkuan jo mirë.

    Pavarësisht përkeqësimit të situatës deri në divorc, gruaja vendosi të festonte për t’i treguar kujtdo se gjithsesi, jeta vazhdon.

1 / 9