Kopsht i vogël me filxhanë të bukur - Bota Sot
E enjte, 28 maj 2020
  • Kopsht i vogël me filxhanë të bukur

    Përdorni për mbjellje! Pastrimi i dollapëve të kuzhinës nuk është përherë gjëja më e lehtë të bëhet, aq më parë kur duhet patjetër të përballeni me faktin që shumëçka syresh i ruani për shkak të vlerave sentimentale dhe mu për këtë nuk i përdorni.

    Kjo është pothuajse e vërtetë kur është fjala për filxhanët e çajit apo të kafes, të cilët tashmë me vite i mbulon pluhuri, sepse gjithmonë kemi një apo dy filxhanë më të dashur të cilët i përdorim për të gjitha pijet e nxehta dhe nga të cilët nuk ndahemi.

    Mirëpo, kemi gjetur mënyrën se si ta ulim brejtjen e ndërgjegjes për shkak të asaj që nuk mund të ndahemi nga garnitura shumë e vjetër e çajit apo e kafes! Përdorni për mbjellje! Mbillni në ta lule të bukura, rregulloni një kopsht të vogël me filxhanë dhe me ta zbukurojeni ambientin tuaj, vendosni afër dritareve, në rafte dhe dollapë.

    Tani po ju sjellim shembuj të rinj të këndshëm. Kënaquni!

1 / 7