“Mali” me para që nevojitet për blerjet e zakonshme në Venezuelë - Bota Sot
E mërkurë, 23 tetor 2019
  • “Mali” me para që nevojitet për blerjet e zakonshme në Venezuelë

    Disa foto shokuese tregojnë shumën e jashtëzakonshme të parave që nevojiten për të blerë disa ushqime bazë, pasi inflacioni në Venezuelë ka dalë jashtë kontrollit.

    Pamjet e habitshme tregojnë një pulë prej 2.4 kg pranë një grumbulli të madh prej 14 milionë e gjysmë bolivarësh, që përkthehen në 2.2 dollarë. Ndërsa një letër higjienike qëndron pranë 2 milionë e gjysmë bolivarësh (0,4$).

    Venezuela është në kaos nga qeveria e Nicolas Maduros, i cili ka ndërmarrë politika fiskale të diskutueshme.

    Hiperinflacioni i shfrenuar ka parë të zhvlerësuar bolivarin deri në një pikë ku njerëzit kanë nevojë për karroca për të mbajtur paratë që i duhen për pazarin e një jave në supermarket.

1 / 11