Ai njihet për natyrën e tij familjare dhe këtë përkujdesje e ka ndarë me të gjithë ndjekësit teksa ka postuar një foto duke përqafuar bashkëshorten, Antonella, si edhe një video më vonë duke luajtur me djalin e tij, Thiago.
Në foton e postuar, gjuri i djathtë e Leos duket i skuqur dhe më ndryshe, por s’ka asgjë për t’u shqetësuar tifozët e magjistarit të Barcelonës, pasi mediet shkruajnë se është për shkak të qëndrimit.
Loja duket jo vetëm argëtuese, por ylli kujdeset për ta stërvitur pak djalin me gjuajtjet me kokë, kështu kanë zgjedhur një lojë si tenis me kokë.