Interi kryen detyrën, mposhti SPAL-in! Gjimshiti i plotë

Futboll

Interi kryen detyrën, mposhti SPAL-in! Gjimshiti i plotë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:58
Interi kryen detyrën, mposhti SPAL-in! Gjimshiti i plotë

Skuadra e Interit kreu detyrën, duke e mposhtur me rezultat 2:0 SPAL-in, në ndeshjen e javës së 27-të në Serie A. Në minutën e 68-të, Matteo Politano nga një pozitë mjaft e mirë shënon për 1:0, ndërsa Roberto Gagliardini thellon fitoren në 2:0 (77’). Interi është në vend të katërt me 50 pikë, ka një me pak se Milani një pozitë më lartë dhe SPAL është i 16-ti me 23. Atalanta si mysafirë fitoi me rezultat 2:1 ndaj Sampdorisë. Berat Gjimshiti luajti standard dhe iu gëzua kësaj fitore. Golat për Atalantën i realizuan: Zapata (50') e Gosens (77') dhe për Sampdorinë shënoi Quagliarella (67'-nga penalltia). Atalanta renditet në vend të shtatë me 44 pikë, ka pesë më shumë se Sampdoria që është në pozitën e nëntë.

Liga e Italisë 
Inter-SPAL    2:0 (0:0)
Sampdoria-Atalanta    1:2 (0:0)
Frosinone-Torino    1:2 (1:0)
Bologna-Cagliari    2:0 (1:0)
Chievo-Milan    1:2 (1:1)
Parma-Genoa    1:0 (0:0)
Juventus-Udinese    4:1 (2:0)

Tabela
1. Juventus    27    24    3    0    75
2. Napoli    26    17    5    4    56
3. Milan    27    14    9    4    51
4. Inter    27    15    5    7    50
5. Roma    26    12    8    6    44
6. Torino    27    11    11    5    44
7. Atalanta    \27    13    5    9    44
8. Lazio    25    12    5    8    41
9. Sampdoria    27    11    6    10    39
10. Fiorentina    26    8    12    6    36
11. Parma        27    9    6    12    33
12. Sassuolo    26    7    10    9    31
13. Genoa        27    7    9    11    30
14. Cagliari    27    6    9    12    27
15. Udinese    26    6    7    13    25
16. Spal    27    5    8    14    23
17. Empoli        26    5    7    14    22
18. Bologna    27    4    9    14    21
19. Frosinone    27    3    8    16    17
20. Chievo        27    1    10    16    10

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat