Adnan Januzaj shënon, Sociedad barazon

Futboll

Adnan Januzaj shënon, Sociedad barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2019 Në ora: 22:51
Adnan Januzaj

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj shënoi për Sociedadin e cila si vendas nuk arriti më shumë se një barazim (1:1) me Levanten.

 Në minutën e 26-të Januzaj nga afërsia shënoi pa problem pas asistimit perfekt të Hernandez.

Në minutën e 79-të Mayoral barazoi rezultatin 1:1. Januzaj luajti titullar për Sociedadin sikurse edhe Enis Bardhi për Levanten.

Pas 27 jave në kampionatin spanjoll Sociedad renditet i nënti me 36 pikë apo ka pesë më shumë se Levante në pozitën e 15-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat