Manchester City me ofertë marramendëse për Skriniar

Futboll

Manchester City me ofertë marramendëse për Skriniar

Më: 24 mars 2019 Në ora: 00:15

Manchester City është e gatshme që t’i bëjë një ofertë prej 100 milionë eurosh mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar.

Skuadra angleze ka qenë e interesuar edhe gjatë verës së kaluar që ta përvetësojë futbollistin 24 vjeçar, mirëpo ishte Skriniar ai i cili ka refuzuar ofertën, shkruan Goal.

Ndër skuadrat e interesuara që të nënshkruajnë kontratë me mbrojtësin Skriniar është edhe Real Madrid.

Tani mbetet të shihet nëse shuma prej 100 milionë eurosh do t’ia ndërrojë mendjen sportistit sllovak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat