Chiellini i lumtur pas ndeshjes, ja çfarë thotë për titullin në Seria A - Bota Sot
Chiellini i lumtur pas ndeshjes, ja çfarë thotë për titullin në Seria A

Futboll

Chiellini i lumtur pas ndeshjes, ja çfarë thotë për titullin në Seria A

Më: 20 prill 2019 Në ora: 21:24
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini ka folur për titullin e tetë radhazi të fituar nga Juventus në Serinë A.

Juevntusi arriti që ta mposht Fiorentinën me rezultat minimal 2:1 dhe kështu ta zyrtarizoi titullin e Seria A-së.

Ndërkaq pas këtij triumfi fol edhe mbrojtësi Chiellini, kur tregoi përshtypjet e tij për këtë sezon:

“Duke mos luajtur, vuaj më shumë. Tani është momenti të festojmë një titull të fituar me rekord dhe me shumë pikë avantazh”, ka thënë mbrojtësi italian”, ka thënë ai për “DAZN”.

“Është për të ardhur keq për atë që ka ndodhur të martën, por nuk arrijmë të kuptojmë se po shkruajmë historinë me 8 tituj radhazi. Duam të fitojmë trofe të tjerë në të ardhmen. Champions? Varet nga episodet dhe duhet jesh në formën ideale në momentin e duhur”.

“CR7? Ka ardhur pa zhurmë dhe stërvitja në krah të tij të ndihmon të përmirësohesh dhe të kuptosh se si mund të arrihet në nivele të caktuara. Nuk kisha dyshime për qëndrimin e tij. Barzagli? Është nënvlerësuar. I bën gjërat e vështira të duken të lehta”, përfundoi mbrojtësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...