Ushtaraku që po bën telashe futbollin e Kosovës!

Futboll

Ushtaraku që po bën telashe futbollin e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:10
Batatina

I dha rastin një trajnerit, pastaj tjetrit, më pas edhe tjetrit dhe e pa se nuk iu shkon ashtu si e donte ushtaraku Tahir Batatina, aktualisht kryetrajner i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva.

Kur të gjithë e panë Llapin nga Podujeva pothuajse të dorëzua ose me pak gjasa për titull, ushtaraku me shikim mjaft të mprehtë, nuk kishte kohën të mendoj as një herë, por pa një pa dy e mori vetë timonin! I përvjel mëngët, shikon qiellin dhe i thotë vetes, do të luftojë deri në pikën e fundit për të zënë trenin e fundit, meqë edhe e zuri dhe futet ashpër për titullin e kampionit.

Feronikeli kryeson me 65 pikë, sa ka edhe Prishtina dhe kanë dy më shumë se Llapi.  Batatina ka një orar të mirë me ekipin e tij dhe lehtë mund të kërcen në kreun e tabelës, por ky nuk jep fare çehre as fjalë se do të dal i pari! Ushtaraku ka sjell frikë të ekipet që luftojnë për titull, sepse e ka bërë një Llap të fortë dhe luajnë ashtu si din. 

Ushtaraku nuk e kishte telashe fare t’i mobilizojë djemtë me at pamjen e tij dhe me humorin e mirë që e ka si gjithmonë. Dhe Llapi shpërtheu e futet në garë të ashpër për titull, bile kurrë nuk ka qenë më afër titullit të të parë në historinë e ekzistimit të këtij kolektivit.  Javë pas jave bëri telashe me lojë e rezultate ekipet tjera, tani është afër kreut. Babatina njihet edhe me deklarata thumbuese, sa shumë herë rivalin e qet nga takti! Me një fjalë, me punën e tij dhe rezultate i ka dhënë shije elitës! E ka bërë garën shumë atraktive, tri ekipe luftojnë për titull. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat