Zidane: Për të ardhur Hazardi, s’kemi nevojë ta largojmë Bale-n

Futboll

Zidane: Për të ardhur Hazardi, s’kemi nevojë ta largojmë Bale-n

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:17
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka nxitur edhe më tej spekulimet se Eden Hazardi i Chelseat do të transferohet në Madrid gjatë afatit kalimtar të verës me deklaratën e tij të fundit.

Që kur Zinedine Zidane u riemërua në pozitën e trajnerit të Real Madridit, mediat spanjolle kanë raportuar se në “Santiago Bernabeu” do të ndodhë një lloj revolucioni gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe vetë ish-trajneri i klubit madrilen, Fabio Capello, e ka pranuar se “Los Blancos” i kanë 500 milionë euro në dispozicion për transferimin e lojtarëve të rinj gjatë verës dhe ndër futbollistët më të përfolur për një transferim të tillë është Eden Hazardi i Chelseat.

Ylli belg i Chelseat nuk e ka mbajtur aspak sekrete ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin dhe më herët këtë vit kishte bërë të ditur se tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, mirëpo nuk e kishte zbuluar këtë vendim. Tani, Zidane i ka nxitur edhe një herë spekulimet për këtë transferim me deklaratën e tij të fundit.

“Nëse blejmë lojtarë, dikush duhet të largohet. Por, që ta transferojë Hazardin, nuk kemi nevojë ta largojmë Bale-in më parë”, është shprehur Hazard në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Getafes.

Përderisa deklaratat e vazhdueshme të Hazardit, por edhe ato të trajnerit Zidane, i nxitin edhe më shumë këto spekulime, Chelsea ende po shpreson se do të mundë ta mbajë belgun në skuadër edhe përtej këtij sezoni, veçanërisht nëse vendimi i FIFA-s që të mos ia lejojë londinezëve të transferoj lojtarë gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare nuk pezullohet.

Po aq sa flitet për lojtarët që mund t’i shtohet skuadrës së “Los Blancos” për sezonin tjetër, flitet edhe për ata që mund të largohen. Për uellsianin Gareth Bale është përfolur më së shumti, veçanërisht pasi tifozët e fishkëllyen gjatë ndeshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat