Shpërndanë fotografinë e kufomës së Sala, arrestohen dy gra

Futboll

Shpërndanë fotografinë e kufomës së Sala, arrestohen dy gra

Më: 30 prill 2019 Në ora: 18:41
Emiliano Sala

Të dielën policia britanike ka bërë të ditur se ka hapur një hetim ndaj dy personave për shpërndarje të fotografive të kufomës së Emiliano Sala.

“Ne kishim njohuri për një foto, e paraqitur si trupi i z. Sala, i cili u nda në rrjetet sociale”, tha një zëdhënës i policisë Dorset për AFP. “Ne e kemi hetuar këtë incident,” shtoi ai.

Mediat britanike kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë dy gra, një 48 vjeçare dhe një 62 vjeçare.

Imazhet, me sa duket, ishin marrë në shtëpinë funerale të Holly Tree Lodge, në Bournemouth. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat