Sampdoria ka mposhtur 2-0 Juventusin në ndeshjen e fundit të Serie A. Ishte një sfidë që i ngjante më tepër një miqësoreje pasi të dyja skuadrat i kishin arritur objektivat.
Juventus pas kësaj humbjeje, e ka mbyllur sezonin me 90 pikë, por duhet të kishte qenë shumë më mirë dhe me lehtësi mund të kishte kapur kuotën e 100 pikëve nëse do ta kishin ruajtur përqendrimin deri në javën e fundit.
Bardhezinjtë nuk bënë asnjë fitore në pesë javët e fundit të sezonit, duke regjistruar tre barazime dhe dy humbje.
Ndërkohë Sampdoria e ka siguruar vendin e 9-të dhe asnjë rezultat nuk do ta ndryshonte, por një fitore ndaj Juves në javën e fundit të kampionatit nuk është asnjëherë një gjë e keqe.
Kjo ishte ndeshja e fundit e Allegri-t në stolin e Zonjës së Vjetër, që prej fërshëllimës së fundit ai nuk do të jetë më trajneri i klubit më të suksesshëm në Itali.
Goli i vparë i takimit është shënuar në minutën e 84’ të takimit nga Defrel, ndërsa i dyti ka ardhur shtatë minuta më pas në kohën shtesë dhe ka qenë një ekzekutim i përsosur i goditjes së dënimit nga Caprari.