Liverpool nuk heq dorë

Futboll

Liverpool nuk heq dorë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:47
Nabil Fekir

 

E ardhmja e Nabil Fekir pritet të jetë në Premier League. Kapiteni i Lyon, duket se është i destinuar ta vazhdojë karrierën në ishull, aty ku shumë klube interesohen për shërbimet e tij. Merkaton e verës së kaluar, 25-vjecari ishte shumë pranë kalimit të Liverpool, që duket se ka nisur një tjeter ofensivë për të transferuar lojtarin me origjinë algjeriane në “Anfield Road”. Nga ana tjetër Fekir më herët ndiqej edhe nga Chelsea, ndërsa së fundmi edhe Manchester City ka shprehur interes për të. Sulmuesi 25-vjeçar këtë sezon luajti në 29 takime me Lyon duke shënuar 9 gola dhe duke asistuar në 7 raste shënimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat