Mbrojtësi i Partizanit testohet tek Udinese

Futboll

Mbrojtësi i Partizanit testohet tek Udinese

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:31
Mbrojtësi i Partizanit testohet tek Udinese

Mbrojtësi i të rinjve të Partizanit, Gentian Murati do t’i nështrohet një prove në Itali në datën 4 korrik, ku do të testohet me skuadrën e Udinezes që militon në Serinë A.

Lajmi është bërë publik nga “tuttoudinese.it”, teksa talenti 18-vjeçar do të kërkojë të bindë drejtuesit e klubit bardhezi, për të hedhur një hap tepër të rëndësishme në karrierë.

Murati gjithashtu është pjesë e Kombëtare tonë U-18, ndërkohë që shquhet për fizikun e tij gjigand, afro 195 cm i gjatë.

Për Muratin këtë vit ka pasur kërkesa të tjera edhe nga Fiorentina dhe Monaku, por shqiptari duket se ka zgjedhur Udinesen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat