Fitojnë Gjermania e Italia

Futboll

Fitojnë Gjermania e Italia

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:21
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur me një rezultat befasues rrethi i tretë i fazës kualifikuese për Euro 2020. Një rezultat që është verifikuar në Grupin H, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Turqia, në fakt, ka marrë vendin e parë pasi ka mundur 2-0 në shtëpi kampionët e botës, Francën. Ahyan (30′) dhe Under (40) kanë qenë autorët e golave që kanë mposhtur ekipin e Deschamps, që ka zbritur në vendin e dytë me 6 pikë, tri larg turqve kryesues.

Franca nuk humbte një ndeshje të fazës kualifikuese të një Evropiani që nga shtatori i 2010-ës (0-1 kundër Bjellorusisë).

Nuk ka pasur probleme për Italinë, që ka mundur 3-0 Greqinë falë tre golave të realizuar në pjesën e parë nga Barella (23′), Insigne (30′) dhe Bonucci (33′). Skuadra e Mancinit kryeson Grupin J me 9 pikë, tri më shumë se Finlanda e vendit të dytë, ndërsa Greqia mbetet në vendin e tretë me 4 pikë.

Bind edhe Gjermania, që ka mundur 2-0 në udhëtim Bjellorusinë. Autorët e golave kanë qenë Sane (13′) dhe Reus (62′). Skuadra e Joachim Low mban vendin e dytë në Grupin C me 6 pikë, 3 më pak se Irlanda e Veriut, që ka luajtur një ndeshje më shumë se gjermanët.

Fitore e lehtë edhe për Belgjikën, që ka mundur 3-0 Kazakistanin në shtëpi. Belgët kanë zgjidhur gjithçka në harkun e tri minutave. Mertens ka zhbllokuar takimin në minutën e 11-të dhe Castagne ka shënuar të dytin në  të 14-ën. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, ka ardhur edhe goli i tretë i vendasve, i shënuar nga Lukaku. Belgjika kryeson Grupin I me 9 pikë, ndërsa Kazakistani është në vendin e pestë me 3 pikë.

Grupi C
Estonia – Irlanda V. 1:2
Bjellorusia – Gjermania 0:2

Grupi E
Kroacia – Uellsi 2:1
Azerbajxhani – Hungaria 1:3

Grupi H
Islanda – Shqipëria 1:0
Moldavia – Andorra 1:0
Turqia – Franca 2:0

Grupi I
Rusia – San Marino 9:0
Belgjika – Kazakistani 3:0
Skocia – Qipro 2:1

Grupi J
Armenia – Lihtenshtajni 3:0
Finlanda – B e H 2:0
Greqia – Italia 0:3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat