Inter i ofron Icardi dhe Nainggolan, ja përgjigja e Man United

Futboll

Inter i ofron Icardi dhe Nainggolan, ja përgjigja e Man United

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 19:03
Icardi dhe Nainggolan

Manchester United ka refuzuar ofertën e radhës të Interit, që ka ofruar Mauro Icardin dhe Radja Nainggolan për Romelu Lukakun. 

Sipas La Repubblica, Inter është munduar të përfshijë dy lojtarët e padëshiruar nga Antonio Conte. 

Megjithatë, Manchester United nuk është interesuar si për belgun ashtu edhe për argjentinasin. 

Drejtori Beppe Marotta konfirmoi të shtunën se dy lojtarët janë vënë në shitje, ndërsa të njëjtën gjë e ka konfirmuar Conte një ditë më pas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat