Garë mes gjigantëve të Europës për kroatin

Futboll

Garë mes gjigantëve të Europës për kroatin

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 13:25
Garë mes gjigantëve të Europës për kroatin

Edhe historitë e mëdha të dashurisë, herët e vonë, janë të destinuara të përfundojnë. Ajo mes Ivan Rakitiçit dhe Barcelonës është drejt skadencës.

Sikurse e analizon e përditshmja AS, kroati rrezikon t’i reduktohet shumë minutazhi i aktivizimit me fanellën “blaugrana”. Në bazë të zgjedhjeve të Valverdes, nuk shihet të ketë vend për një nga protagonistët e ciklit të fundit fitues të Barcelonës.

Faji është i moshës, pasi karta e identitetit të Rakitiçit tregon 31 pranvera, por sigurisht edhe i konkurrencës së fortë, për shkak të blerjes e Frenkie de Jong.

Prania e holandezit frikëson më shumë kroatin dhe Arturo Vidalin se Busquets, që ka një rol të konsoliduar edhe në përfaqësuesen e Spanjës.

Për ish-mesfushorin e Sevillas është në tavolinë edhe rinovimi. Kontrata e tij përfundon në vitin 2021, por fakti që nuk është gjetur gjuha e përbashkët, e detyron Barcelonën ta shesë që këtë verë. Objektivi i klubit katalan është ulë shpenzimet për pagat, por edhe të arkëtojë sa më shumë para nga shitja e futbollistëve.

Janë të shumta skuadrat pretendente për kartonin e Rakitiçit. Duke nisur që nga Interi, që ëndërronte ta transferonte në Milano kroatin edhe verën e kaluar. Zikaltrit duhet të nxitojnë, sepse është rritur edhe interesi i PSG-së, edhe pse drejtuesit parizienë do të dëshironin që Barça të ishte klubi i fundit me të cilin janë të detyruar të bëjnë “pazar”.

Nga Anglia raportojnë se për Rakitiçin po bëhet i gjallë edhe Manchester United, por që në ndryshim nga PSG, nuk mund t’i ofrojë mesfushorit vitrinën e Championsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat