Eto: Hazard është afër nivelit të Messit

Futboll

Eto: Hazard është afër nivelit të Messit

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 10:28
Samuel Eto

Ish lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit, Samuel Eto ka thënë se Hazard është afër nivelit të yllit argjentinas Lionel Messit.

Ai gjithashtu beson se Eden Hazard një ditë mund ta fitoj topin e artë.

Hazardi duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Eto’o për Radio Marca.

“Ai nuk është vlerësuar mjaftueshëm por tani që ai është në njërin prej klubeve më të mira në botë, e gjithë vëmendja është te ai”, shtoi ai.

“Ai është afër nivelit të Messit dhe shpresoj që ai të mos jetë 100 i gatshëm kur të luajë kundër Barcelonës”, theksoi Eto’o.

Ish-përfaqësuesi i Kamerunit i komentoi edhe thashethemet për kthimin e Neymarit në Barçë.

“Nëse ai kthehet në shtëpi, atëherë do t’i bëjë mirë projektit dhe të ardhmes”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat