Bashkimi përforcohet me dy lojtarë me përvojë

Futboll

Bashkimi përforcohet me dy lojtarë me përvojë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 13:57
Bashkimi përforcohet me dy lojtarë me përvojë

KF Bashkimi nga Koretini ka arritur marrëveshje për sezonin 2019/20 me dy lojtarë me përvojë të madhe, me dy mjeshtër të fubollit, Visar Zogianin dhe Erzen Zyberajn.

"Visari ka një përvojë të jashtëzakonshme në futbollin e Kosovës, shqiptar dhe atë francez, i cili jo rastësisht quhet mjeshtër i mesfushës.
Visari veshi fanelat e shumicës së skuadrave të njohura të superligës, derisa sezonin e kaluar ishte truri i suadrës së KF Dardanës.
Gjithashtu edhe Erzeni ka një bagazh të madh në futbollin kosovar, karakterizohet si një luftëtar i madh dhe shumë punëtor. Edhe Erzeni sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Dardanës duke qenë një lojtar i pathyeshëm i mbrojtjes", thuhet nga KF Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat