Vdes Jusufi, serbët e fshehin një fakt për të...

Futboll

Vdes Jusufi, serbët e fshehin një fakt për të...

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2019 Në ora: 11:48
Vdes Jusufi, serbët e fshehin një fakt për të...

Dje ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish futbollisti dhe ish trajneri i mirënjohur Fahrudin Jusufi!

Image

Ai është goran dhe vjen nga Dragashi i Republikës së Kosovës. Në vitin 1987-1988 ka qenë kryetrajner i Partizanit të Beogradit, kur edhe kishte lojtar legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Mediat serbe raportojnë për Jusufin si emër i madh por pa fije marre e fshehin një fakt me apo pa qëllim për Jusufin! 

Faktin që fshehin ata, nuk e përmendin se Jusufi ka prejardhje nga Dragashi i Republikës së Kosovës.

Është e çuditshme sepse nuk përmendet fakti se ai është me prejardhje nga Dragashi! As ‘Sportski Zurnal’, as ‘Novosti’, as ‘Informer’, as ‘Kurir’ etj. as faqja e Partizanit nuk e përmenden prejardhjen e tij apo iu pengon emri Kosovë!

Një fakt interesant është se, ai asnjëherë nuk ka folur për çështje politike dhe as që është përzie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat