"Telefoni ra dhe Xavi më tha që babai im kishte vdekur…"

Futboll

"Telefoni ra dhe Xavi më tha që babai im kishte vdekur…"

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 01:01
Xavi

Javier Saviola mbërriti te Barcelona në vitin 2001 si një prej transferimeve më të shtrenjta në botë, për atë kohë: 36 milionë euro. Gjatë eksperiencës në klubin Blaugrana, ai pati një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Xavi Hernández. Deri në atë pikë, sa një nga lajmet më të këqija të jetës së tij, vdekjen e babait, e mori nga ish-mesfushori. "Xavi më hapi dyert e familjes së tij, të klubit. Ai më tregoi absolutisht gjithçka dhe e bëri më të lehtë ambientimin për mua. Ai ka qenë shoku im i shkëlqyer për tërë kohën, që isha te Barcelona. Xavi më ndihmoi shumë", - tha Saviola për “TyC Sports”. 

Pastaj, ish-futbollisti i Real Madridit kujtoi: "Babai im ishte tashmë në javën e fundit të jetës. Kanceri e kishte sulmuar shumë fort dhe unë doja ta merrja atje (në Barcelonë) për një trajtim shumë specifik. Të provonim, mbase mund të bënim diçka. Por, katër ditë para nisjes së sezonit, telefoni bie në agim dhe ishte Xavi. Kush tjetër mund të ma jepte atë lajm të hidhur, veç mikut tim më të mirë? Ai gjithmonë ma kujton atë situatë të pakëndshme”, - zbuloi Saviola në lidhje me momentin kur ish-mesfushori e njoftoi atë për vdekjen e të atit.

Argjentinasi, që luajti 172 ndeshje te Barcelona dhe shënoi 74 gola, tregon më tej si luajti dy ditë pas vdekjes së babait dhe shënoi gol: “Babai vdiq, por u ktheva shpejt në Barcelonë. Pas dy ditësh më duhej të luaja në Kupën Gamper me Parmën. Ne fituam 1-0, unë realizova golin. Ishte thjesht dhe ekskluzivisht një gol i dedikuar për babain tim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat