PSG-ja nuk negocion më me Barcelonën.
Kjo pasi oferta e këtyre të fundit nuk ishte serioze, gjë që ka bindur drejtuesit e klubit nga “Parku i Princave” të ndërprejnë bisedimet me blaugranan.
Kështu të paktën raporton gazetari i mirënjohur spanjoll, Josep Perderol.
Në emisionin “El Chiringuito” kanë analizuar këtë çështje, derisa kanë konfirmuar se Barcelona nuk ka para për ta blerë yllin brazilian.
Oferta e fundit e katalunasve ishte huazim me të drejtë blerjeje, ofertë kjo e refuzuar kategorikisht nga kampionët francezë, duke deklaruar se nuk do të bisedojnë më me “verdhë e kuqtë”.
Tani rradha është për “galaktikët” që duket të jenë më të interesuar se kurrë që ta mposhtin rivalin e tyre në tregun e transferimeve.
Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket këtij operacioni transferimi.