“Globalisht Milani është shumë klub më i madh se Juve”

Futboll

“Globalisht Milani është shumë klub më i madh se Juve”

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 00:37
Milani

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka thënë se klubi i tij “as nuk e sheh diku Juventusin kur udhëton në botë”, për shkak se “Milan ka fituar shtatë Liga të Kampionëve”

Milan janë duke shkuar në një periudhë të modernizimit të klubit Elliott Management dhe derisa Scaroni edhe njëherë ka nënvizuar rritjen e tyre graduale kurse thotë se Rossoneri globalisht janë klub më i madh se Juve.

“Nuk dëshiroj që të flas shumë, por tërë kjo ka të bëj më paratë”, tha 72 vjeçari për gazetarët.

“I kam shpjeguar problemet e Milanit: Milan i ka 200 milionë euro dhe Real Madridi i ka 700 milionë euro. Kjo do të thotë se Real Madridi mund të blen lojtarë më të mirë dhe mund ti paguan më mirë”.

“Që ne të fitojmë 1 miliard euro, ne kemi dy male para nesh, në të cilët ne duhet të ngjitemi në të njëjtën kohë: mali i parë është një rezultat sportiv. Nëse humbni të gjitha ndeshjet, nuk do të shkoni askund”.

“Mali i dytë është rezultati ekonomik. Ne duhet ta kemi një stadium të ri, ne duhet të shikojmë për sponsor të ri, ne duhet të shesim sa më shtrenjtë të drejtat televizive që mundemi”.

“Ne duhet të shkojmë dhe të nxisim vëmendjen e tifozëve në tërë botë dhe të sigurohemi që ata pranojnë gjërat tona dhe kështu ta rrisim fitimin”.

“Milan as nuk e ka parë diku Juven kur kemi shëtitur në botë. Milan është skuadër globale sepse ne kemi fituar shtatë Liga të Kampionëve”.

“Juventusi është një skuadër italiane që di të fitojë vetëm Skudeto. Ia hoqi kapelën atyre për shkak se ata kanë qenë të mirë viteve të fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat