De Ligt: Preferoja që të luaja titullar

Futboll

De Ligt: Preferoja që të luaja titullar

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 14:17
De Ligt: Preferoja që të luaja titullar

Matthijs De Ligt është një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit të Juventusit, por ai qëndroi në stol në ndeshjen që kampionët e Serisë A e luajtën ndaj Parmas.

“Nuk e prisja që ta nisja kampionatin nga stoli.

Preferoja që të luaja titullar. Gjithsesi, e respektoj vendimin e trajnerit. Duhet të jem realist, jam ende duke u ambientuar me skuadrën.

Chiellini dhe Bonucci për shumë vite janë konsideruar si dyshja mbrojtëse më e mirë në botë. Këtë sezon duhet të luftoj shumë për të siguruar një vend si titullar”, ka thënë De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat