Lojë e madhe e Kosovës, gjunjëzon Turqinë

Futboll

Lojë e madhe e Kosovës, gjunjëzon Turqinë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2019 Në ora: 21:59
Pamje nga ndeshja

Vashat e kombëtares së Kosovës treguan lojë te madhe dhe e gjunjëzuan me rezultat 2:0 Turqinë, në kuadër të xhiros së parë të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2021 në futboll.

Futbollistet Modestet Uka në minutën e 33-të dhe Liridona Syla në atë të 39-tën shënuan për fitoren e madhe të Kosovës.

Përzgjedhësja Aferdita Fazlija është e lumtur për fitoren e madhe, për pikët e plota. Pikë që nuk maten as me ari dhe në momentin e duhur. Në stadiumin "Fadil Vokrri" ka qenë atmosferë e mirë dhe një gëzim i madh për vashat tona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat