Barcelona largon Rafinha-n në stil “Icardi”!

Futboll

Barcelona largon Rafinha-n në stil “Icardi”!

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 19:08
Rafinha

Barcelona ka lënë në huazim për një sezon mesfushorin me tipare sulmues, Rafinha, i cili do të luajë tek Celta Vigo, deri më 30 qershor 2020.

26-vjeçari ka pranuar të rinovojë kontratën për një vit dhe të kalojë në huazim, duke e zgjatur “martesën” me klubin katalanas deri në vitin 2021 dhe më pas do të sqarohet përfundimisht e ardhmja e tij.

Të njëjtën formulë ka realizuar edhe Inter me largimin e Mauro Icardi, huazim me të drejtë blerje dhe rinovim kontrate për 1 sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat