Ish-ylli i Chelseat u bën thirrje lojtarëve me ngjyrë ta braktisin Italinë

Futboll

Ish-ylli i Chelseat u bën thirrje lojtarëve me ngjyrë ta braktisin Italinë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 18:47
Romelu Lukaku

a qenë temë e shumëpërfolur ditëve të fundit.

Fjala është për thirrjet raciste që iu bënë Romelu Lukakut nga ana e tifozëve të Cagliarit.

Sulmuesi i Interit u bë gati për ta ekzekutuar penalltinë në pjesën e fundit të duelit, derisa tifozët filluan me fyerje racore ndaj tij.

E gjithë bota dënoi ashpër këtë sjellje të tifozëve sardenias, derisa tani ka folur edhe ish-ylli i Chelseat, Demba Ba, i cili u ka bërë ftesë lojtarëve me ngjyrë ta braktisin Italinë.

“Kjo është arsyeja përse unë pata vendosur të mos luaj atje edhe pse mundja”, shkroi Ba në Twitter.

“Në këtë moment, uroj që të gjithë lojtarët me ngjyrë do të largohen nga kjo ligë. Kjo natyrisht se nuk do ta ndalte budallallëkun dhe urrejtjen e tyre, por të paktën nuk do të kishte ndikim në ndeshjet e tjera”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat