Kjo çfarë thuhet për Kujtim Shalën në Zagreb, nuk ka koment! - Bota Sot
Kjo çfarë thuhet për Kujtim Shalën në Zagreb, nuk ka koment!

Futboll

Kjo çfarë thuhet për Kujtim Shalën në Zagreb, nuk ka koment!

Nga: K. G. Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:58
Kjo çfarë thuhet për Kujtim Shalën në Zagreb, nuk ka koment!

Kjo çfarë thuhet për Kujtim Shalën në Zagreb, nuk ka koment!
E kemi mbretin tonë, emri i tij është Kujtim Shala, brohoritje që kemi dëgjuar shumë herë nga pjesa veriore e stadiumit “Maksimir”.

Për gjeneratat më të vjetra të futbollistëve të Dinamos, nuk ka asnjë dilemë - njëri nga lojtarët që dha më së shumti për Dinamon, gjithmonë vetëmohues dhe gjithmonë me zemër,  ishte Kujtim Shala.

Dje festuan tridhjetëvjetorin pasi që Shala bëri ndeshjen e tij me fanellën e kaltër kundër Hajdukut. Loja e parë, goli dhe shpërthimi në tribunën veriore. “Boys Bad Blue” fituan një dashuri të re nga ajo ditë. Kjo dashuri ka rreth tridhjetë vjet dhe i përket kategorisë të së përjetshmëve.

“Dinamo është klubi im i preferuar që kam luajtur në karrierën time. ‘Boys Bad Blue’ janë tifozët më të mirë dhe më të dashur të karrierës time. Kanë kaluar tridhjetë vjet që kur kam luajtur lojën time të parë për Dinamon kundër Hajdukut. Atëherë goli i parë për Dinamon u festua në veri dhe u bë idhulli i tyre”, tha Shala për “SEEbiz”.

Ndeshja e sotme kundër Atalantës është një mundësi për të kujtuar ndeshjen e vitit 1990 midis këtyre dy klubeve. Dinamo nuk e humbi atë ndeshje atëherë, por ra për shkak të një penalltie të dyshimtë ndaj Caniggias së akorduar në ndeshjen e kthimi në Maksimir. Duhet theksuar se Kujtim Shala është dal nga Liria e Prizrenit, shtegtoi në Partizan të Beogradit, pastaj në Prishtinë dhe shkoi në Dinamo Zagreb, duke vazhduar karrierën në klubet e njohura gjermane e franceze dhe ka një ndeshje në fanellën e kombëtares kroate dhe atë në sfidën revyale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...