Prishtina paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Futboll

Prishtina paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Klubi futbollistik, Prishtina, nuk po kalon në situatë aspak të mirë.   

Rezultatet e dobëta dhe politikat e kryesisë së klubit kanë shtyrë që tifozët e skuadrës të jenë jashtëzakonisht të pakënaqur.

‘Plisat’ ndërprenë takimin kundër Llapit për disa minuta, duke hedhur mjetet piroteknike në fushë, si shenjë proteste kundër Remzi Ejupit.

Situata e skuadrës së Prishtinës u përmirësua pakëz me fitoren në xhiron e kaluar kundër Trepçës 89, por duket se diçka akoma nuk shkon.

Faqja zyrtare e skuadrës ka njoftuar për një konferencë të jashtëzakonshme, por nuk ka dhënë ndonjë arsye shtesë.

Konferenca do të fillojë në ora 11:00, në zyrat e klubit, në pjesën jugore të stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat