Keq e më keq për Edon Zhegrovën

Futboll

Keq e më keq për Edon Zhegrovën

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:55
Edon Zhegrova

Young Boys e ka ndalur me barazim Baselin në kuadër të javës së shtatë në Superligën zvicerane.

Kampioni Young Boys ka barazuar në shtëpi me rezultat 1:1 kundër Baselit.

Baseli e nisi këtë ndeshje me dy futbollistët shqiptarë Kemal Ademi dhe Taulant Xhaka.

Megjithatë, trajneri Marcell Koller nuk vendosi as që ta ftojë sulmuesin e Kosovës Edon Zhegrova.

Arsyet nuk dihen për vendimin e trajnerit të Baselit, derisa nuk kishte asnjë paralajmërim për këtë.

Ndryshe, deri më tani këtë edicion, Zhegrova është paraqitur në vetëm katër ndeshje dhe atë si zëvendësues duke kompletuar 125 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat