Mezani është ndarë i pakënaqur me humbjen nga Drita

Futboll

Mezani është ndarë i pakënaqur me humbjen nga Drita

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 17:26
Mezani është ndarë i pakënaqur me humbjen nga Drita

Fal golit të Ardian Cuculit, Drita e ka fituar derbin ndaj Gjilanit me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së shtatë në Superligë.

Cuculi u gjind më së miri në zonë për të shënuar me kokë pasi pranoi topin nga Xhevdet Shabani në minutën e 29-të.Kryetrajneri i ‘kuqebardhëve’ Gentjan Mezani është ndarë i pakënaqur me mënyrën se si u nda drejtësia në derbi, ndërkohë që fajëson edhe futbollistët e Dritës për zhagitje të ndeshjes. “Kemi bërë një paraqitje jo të mirë.

Skuadra kishte një lloj frike, ndoshta ka influencuar mosnjohja e derbit. Pjesa e dytë ishte e vështiresuar nga arbitrat dhe lojtarët kundershtarë, pasi që nuk u luajt fare futboll, duke parë futbollistët vetëm që qëndronin të shtrirë. Kundershtari e fitoi ndeshjen me vetëm një goditje në portë, pasi që nuk ofroi asgjë ne këtë përballje”, tha Mezani për “Super Sport Kosova”.

Në kuadër të javës së tetë Gjilani udhëton drejt kryeqytetit për tu përballur me Flamurtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat