“Ozil duhet të jetë në formacionin e parë të Arsenalit”

Futboll

“Ozil duhet të jetë në formacionin e parë të Arsenalit”

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 12:20
Mesut Ozil

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se mesfushori Mesut Ozil, duhet të jetë në formacionin kryesorë të Arsenalit.

Ozil dje bëri një paraqitje të mirë në humbjen ndaj Liverpoolit në Carabao Cup, por u zëvendësua 11 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Carragher beson që gjermani duhet të jetë në formacionin e parë pasi ishte shumë i mirë.

“Ozil luajti shumë mirë. Nuk jam fans i madh, por nuk mund të thuash se nuk meriton të jetë në formacionin e parë. Nëse sheh sulmin e Arsenalit, mendoj që Ozil është lojtari i duhur që mund t’iu pasoj topin. Ishte shumë i mirë. Tregoj kualitetin e tij”, deklaroi ai.

Arsenal ndeshjen e radhës e ka kundër Wolwes këtë të diele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat