Sa e ka koficientin Çekia e sa Kosova për fitore në bast? - Bota Sot
Sa e ka koficientin Çekia e sa Kosova për fitore në bast?

Futboll

Sa e ka koficientin Çekia e sa Kosova për fitore në bast?

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 13:06
Sa e ka koficientin Çekia e sa Kosova për fitore në bast

Ndeshja Çeki – Kosovë, është sfidë në të cilën do të luftohet për një biletë në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Kombëtarja e Kosovës në këtë ndeshje i duhet vetëm fitorja për të shpresuar në kualifikim.

Bastoret botërore janë duke e favorizuar Çekinë kundër Kosovës në përballjen e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, e cila do të zhvillohet ditën e enjte (sot).

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet365, e sheh Çekinë si favorite pasi i ka vënë kuotën 1.65 për të fituar, derisa fitores së Kosovës i vë kuotë të lartë, 5.75.

Barazimi vlerësohet me kuotën 3.40.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit, nga ora 20:45.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat