Suarez: Lojtarët e Barcës nuk ndikuan për transferimin e Neymar

Futboll

Suarez: Lojtarët e Barcës nuk ndikuan për transferimin e Neymar

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 20:27
Suarez

Luis Suarez ka dhënë disa komente rreth dramës së verës mes Neymar dhe Barcelona.

Barcelona bëri thuajse gjithçka për ta kthyer Neymar në ‘Camp Nou’, duke pasur edhe dëshirën e lojtarit në favorin e saj, por nuk arritën të bëjnë një gjë të tillë.

Zëra të shumtë kishte se lojtarët e skuadrës ndikuan në transferimin e brazilianit, por një gjë e tillë nuk ndodhi, sipas fjalëve të Luis Suarez.

“Duhet t’i merrni me rezerva gjërat që thotë Geri. Ai ka aftësinë për të dhënë komente. Në këtë rast, ai e di se lojtarët ishin jashtë çështjes Neymar” ka thënë Suarez.

“Ne ishim gati ta mirëpresim atë – atë ose secilin lojtar që dëshiron të transferohet këtu – por gjithmonë të distancuar nga ato që ndodhin” ka shtuar uruguaiani.

Transferimi i Neymar nuk ndodhi gjatë verës, por ishte Antoine Griezmann ai që u afrua në skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat