Mourinho identifikon lojtarin e Tottenham që mund të bëhet si Ashley Cole

Futboll

Mourinho identifikon lojtarin e Tottenham që mund të bëhet si Ashley Cole

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:50
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka zbuluar Ashley Cole e ardhshëm, tek skuadra e Tottenham Hotspur.

Mourinho ka vetëm dy lojë që drejton skuadrën e Tottenham, dhe ai ka filluar të zbulojë aftësitë e secilit prej lojtarëve.

Duket se një nga lojtarët që i ka lënë përshtypje portugezit është Ryan Sessegnon, për të cilin ‘Special One’ ka thënë se mund të bëhet Ashley Cole i ardhshëm.

“Mendoj se Ryan është fantastik. E kam njohur që kur ishte i vogël tek Fulham. Kur ai erdhi në skuadrën e parë në Premierligë, ishte ndryshe nga Championship” ka thënë Mourinho.

“Mendoj se në këtë moment ai është anësor i majtë, por luan edhe në të djathtën, si dhe po përmirësohet fizikisht.”

“Mendoj se Ryan mund të luajë në të dy krahët. Me gjasë, Ashley Cole ishte mbrojtësi i majtë më i mirë i dekadës së kaluar, por Ryan ka shumë ngjashmëri me Ashley” shtoi ‘Special One’, për anglezin e ri.

Mbetet të shihet nëse Mourinho do t’i jap hapësirat e duhura të riut anglez, i cili mund të ndjek hapat e ish lojtarit të Chelsea dhe Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat