Diego Forlan bëhet trajner i skuadrës së njohur

Futboll

Diego Forlan bëhet trajner i skuadrës së njohur

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 10:11
Diego Forlan

Ish sulmuesi i Manchester United, Diego Forlan, është emëruar trajner te skuadra e madhe uruguaiane, Penarol.

Forlan te Penarol do të zëvendësojë ish trajnerin Diego Lopez.

Ish reprezentuesi i Uruguait, që me fanellën kombëtare regjistroi 112 ndeshje, është pensionuar nga futbolli në gusht të këtij viti, pas një karriere te Manchester United, Villarreal, Atletico Madrid dhe Inter.

“Të fillosh karrierën në një klub me kaq traditë si Penarol është më shumë sesa kam ëndërruar. Për mua është një gëzim i madh, një nder i madh që jam përzgjedhur për të qenë drejtues i këtij projekti”, ka deklaruar Forlan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat