Zeneli tregon kur do të kthehet

Futboll

Zeneli tregon kur do të kthehet

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 15:19
Zeneli tregon kur do të kthehet

Ishte larg fushës së blertë që një kohë të gjatë pasi këputi ligamentet, ndërsa Arbër Zeneli synon rikthimin në muajin e ardhshëm.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Stade de Reims, Zeneli i përgjigjet tri pyetjeve të klubit.

Arbër, para së gjithash si ndiheni dhe ku jeni në fazën e rehabilitimit?

“Rehabilitimi po shkon mirë, madje më mirë sesa mendoja. Stafi dhe ekipi më ndihmojnë shumë dhe ne po vazhdojmë të arrijmë rezultate të mira. Në fillim nuk mund të bëja shumë dhe ishte pak zhgënjyese. Tani kam ardhur në fund të maratonës dhe duhet të vazhdojë të jemi të durueshëm për të ndërnarrë hapat e fundit.”

Ju ndoqët ndeshjet e ekipit gjatë kësaj pjese të parë të sezonit, çfarë mendonit?

“Po, unë i shikova ata dhe mendoj se kemi pasur një pjesë të parë të sezonit të mirë. Ne ishim në gjendje të arrinim rezultate të mira kundër skuadrave të mëdha, është ndoshta një turp që humbëm disa pikë sepse mendoj se mund të kishim edhe disa të tjera. Por skuadra mëson, përparon, bën gjëra të bukura dhe tregon karakter, e pamë në ndeshjen kundër Bordeaux për shembull. Tani, shpresoj të jem në gjendje të ndihmoj ekipin në gjysmën e dytë të sezonit kur të thirrem përsëri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat