Rrëfimi i hidhur i Rooney: Humba 800.000 euro duke...

Futboll

Rrëfimi i hidhur i Rooney: Humba 800.000 euro duke...

Më: 4 janar 2020 Në ora: 13:57
Wayne Rooney

Wayne Rooney është, i kthyer të luajë në Angli, ku ka debutuar me fitore dhe asist me Derby-n në Championship, ka folur rrëfyer se ka kaluar një periudhë gjatë së cilës ka qenë i fiksuar me bastet. Një fiksim që i ka kushtuar 800.000 euro, siç ka pranuar vetë ai.

Ish-ylli i Manchester United ka dashur të rrëfejë historinë e tij dhe e ka bërë me rastin  fushatës sensibilizuese mbi lojërat e fatit "Stay In Control" të 32Red, një faqe bastesh që është edhe sponsori i Derby-t.

Fjalë të sinqerta dhe shumë të forta ato të Rooney-t, i cili ka thënë se ka  patur një periudhë gjatë së cilës nuk ka mundur ta kontrollojë veten:

"Isha një djalosh i ri që sapo kishte fituar një thes me pará. Kur je në transfertë me Manchester United, duhet të qëndrosh në hotel. Më pas, me Anglinë je i bllokuar nga 7 deri në 10 ditë. Mërzitesh dhe duhet të bësh diçka", ka thënë 34-vjeçari.

"Në atë kohë, unë e kaloja kohën e lirë me  lojërat e fatit. Ishte e lehtë të vije një bast me telefon. Nuk më dukeshin pará të vërteta. Nuk ishte si të shkojë në një pikë bastesh, ku është e pamundur të investosh më shumë se një limit i caktuar".

"Në fillim kam fituar dhe kam menduar se mund të fitoja pará lehtësisht. Më pas vesi i lojës më ka thithur dhe kam humbur shumë. Kam provuar të rifitoja paratë e mia, por humbjet e pësuara më kanë kushtëzuar edhe në fushë. Kam hequr dorë nga bixhozi dhe kam mësuar nga gabimet e mia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat