Atletico ofron Lemar për Lacazette

Futboll

Atletico ofron Lemar për Lacazette

Më: 14 janar 2020 Në ora: 21:58
Thomas Lemar dhe Alexandre Lacazette

Atletico Madrid është duke menduar që ta ofrojë Thomas Lemar drejt Arsenal si shkëmbim me sulmuesin Alexandre Lacazette.

Gjiganti nga La Liga sipas Sky, ka dashur që të nënshkruajë me Edinson Cavanin nga Paris Saint-Germain, por që më pas alternativë ka qenë sulmuesi i Topçinjëve.

Lemar ende pritet që të dëshmohet pas pagesës së madhe që u bë për të drejt Monaco, pasi që ende nuk ka shënuar gol apo asistuar në 21 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.

Andaj Diego Simeone do të ishte i lumtur sikur që ai të përfshihej në një marrëveshje me Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat