Blerje e madhe e Gallianit, merr talentin e Juventusit!

Futboll

Blerje e madhe e Gallianit, merr talentin e Juventusit!

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:07
Berlusconi dhe Galliani

Monza e Silvio Berlusconit po dominon grupin e saj në Serie C dhe sipas gjasave sezoni i ardhshëm do t’i gjejë në Serie B. Meritë për këtë ka padyshim trajneri Broçhi, por edhe drejtori Adriano Galliani. Ish-administratori i deleguar i Milanit ka ndërtuar një ekip mjaft të mirë dhe së fundmi duket se ka bërë një goditje të madhe.

Galliani ka gjetur marrëveshjen me drejtorin e Juventusit, Fabio Paratici, sa i përket transferim të Dany Mota Carvalho te Monza. Talenti aktivizohet me ekipin e dytë të bardhezinjve në Serie C dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola në 20 ndeshje.

Portugezi u ble në verë nga Juventus për thuajse 2 milionë euro dhe tashmë pas gjashtë muajsh pritet të kalojë te Monza. Shifrat ende nuk janë bërë të ditura, por mediat në Itali e quajnë të kryer transferimin e portugezit në Milano. Një goditje vërtet e madhe për nivelin e Serie C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat