Messi në telashe me golat – ecuria më e dobët e tij në gjashtë vitet e fundit në La Liga

Futboll

Messi në telashe me golat – ecuria më e dobët e tij në gjashtë vitet e fundit në La Liga

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 00:55
Lionel Messi

Lionel Messi nuk po arrin të gjej rrugën e golit me skuadrën e Barcelonës.

Ylli argjentinas i Barcelonës po jep kontributin e tij në fitoret e Barcelonës duke asistuar për shokët e skuadrës, por vet nuk po shkund rrjetën e kundërshtarëve.

Lojtari më i mirë në botë është në ecurinë e tij më të dobët në gjashtë vitet e fundit në La Liga, sa i përket shënimit të golave.

Messi ka katër ndeshje pa shënuar gol, dhe në një situatë më të keqe ishte vetëm në janarin e vitit 2014.

Asokohe, Messi nuk shënonte për tetë ndeshje radhazi.

Përkundër kësaj krize të golave, Messi numëron 14 gola në 19 ndeshje në La Liga, duke përfshirë dy het-trike kundër Mallorca dhe Celta Vigo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat