Pep Guardiola kërkon trofeun e parë për këtë sezon

Futboll

Pep Guardiola kërkon trofeun e parë për këtë sezon

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 12:06
Pep Guardiola

Manchester Citi bëri një fitore madhështore në mesjavë ndaj Realit të Madridit, me Pep Guardiolën që i dha leksionin e radhës stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Por ndërkohë nesër pasdite ai do të ketë rastin që të fitojë trofeun e parë sezonal, edhe pse trofeu i vërtetë për “Qytetarët” sivjet do të jetë anulimi i vendit në CAS, pas dënimit të UEFA-s, me dy vite mospjesëmarrje në Champions.

“Është finalja jonë e parë sivjet, por më besoni kur them se surprizat janë gjithmonë pas cepit, – nënvizon Guardiola, në pritje të duelit me Aston Villen.

Unë nuk jam tipi që besoj se ka arritje të lehta, ndonëse shoh euforinë pas suksesit tonë me Realin e Madridit. Kjo ndeshje është lënë pas, të dielën luhet një finale dhe do të jenë një duel për t’u luftuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat