Gjykata Europiane jep verdiktin për Mishel Platininë

Futboll

Gjykata Europiane jep verdiktin për Mishel Platininë

Më: 5 mars 2020 Në ora: 15:00
Gjykata Europiane jep verdiktin për Mishel Platininë

Ish-presidenti i UEFA-s në vitet 2007-2015 Mishel Platini humbi apelimin në Gjykatën Europiane të Të Drejtave të Njeriut për heqjen e përjashtimit për 4 vite nga aktivitetet futbollistike.

Trupa gjykuese prej 7 anëtarësh votoi unanimisht kundër kërkesës së ish-kapitenit të Francës.
Platini akuzohet se ka përfituar 2 milionë $ nga ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater për ta zëvendësuar këtë të fundit në postin e qeverisë së futbollit botëror në vitin 2015.

Për shkak të akuzave dhe hetimeve, Blater dhe Platini dhanë dorëheqjen. Ish-ylli i Juventusit në vitet ’80 ka humbur betejën ligjore për të hequr dënimin në 5 shkallë të gjyqësorit.

Ai është gjobitur me 62.800 $ për dëmet që i ka shkaktuar futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat